Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Shkruar nga Newsbomb
Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat sot
Parashikimi i motit

Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Falë tërheqjes grauale të Anticiklonit Afrikan dhe qarkullimit të një qendre me presion atmosferik të ulët si dhe masave ajrore më të freskëta e relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Në pjesën e dytë të ditës moti në bregdet pritet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e drekës deri ato të pasdites të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Nëdërsa në revielet malore reshjet do jenë me intensitet mesatar në formë shtrëngate, shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi me shpejtësi 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ato luginore era fiton shpejtësi 10-12m/sek. Duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcë 1-3 ballë.

Edhe pse në largim, sërish do ketë prezencë të grimcave të rërës së Afrikës së Veriut në ajër.

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat sot
Sherbimi Meteorologjik Ushtarak

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese