Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama uron Kryeministrin e ri të Ukrainës: Suksese në udhëheqjen e vendit, njërit prej kapitujve më të vështirë në historinë e saj

Shkruar nga Newsbomb
Rama uron Kryeministrin e ri të Ukrainës: Suksese në
Edi Rama dhe Serhii Koretskyi

Edi Rama ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale Serhii Koretskyi për emërimin e tij si Kryeministër i Ukrainës.

Përmes një postimi në platformën X, Rama i uron suksese në detyrën e re, duke theksuar sfidat me të cilat Ukraina po përballet në një nga periudhat më të vështira të historisë së saj.

Ai gjithashtu shprehet se Shqipëria i qëndron në mbështetje Ukrainës, në përpjekjet e tyre për mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe arritjen e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme.

“Urime Kryeministrit Serhii Koretskyi për emërimin e tij nga Verkhovna Rada e Ukrainës. I uroj atij çdo sukses ndërsa bashkohet me Presidentin Volodymyr Zelenskyy në udhëheqjen e Ukrainës përmes njërit prej kapitujve më të vështirë në historinë e saj, me guxim, qëndrueshmëri dhe vendosmëri. Shqipëria qëndron fort me Presidentin Zelenskyy, Qeverinë e Ukrainës dhe popullin ukrainas në luftën e tyre për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese