Punonjësit ne aeroportit të Vlorës janë ngritur ditën e sotme në protestë. Bëhet me dije se ata protestojnë për pagat.
Mësohet se punonjësit janë bërë bashkë dhe kanë mbyllur hyrjen për në kantier. Ata janë ngritur në protestë dhe kanë pezulluar punimet për shkak se nuk kanë marrë akoma pagat.
“Ta dinë të qartë se si është situata. Le ta dinë që punonjësit nuk vijnë në punë”, thotë një nga punonjësit që ka marrë pjesë në protestë.
Ndërsa në lidhje me këtë ka reaguar edhe Aeroporti i Vlorës, ku thuhej se disa punonjës janë ngritur në protestë.
Në deklaratë thuhet se punimet në kantierin e Aeroportit të Vlorës po vijojnë plotësisht në normalitet dhe nuk ka pasur asnjë pezullim të tyre. Projekti vazhdon sipas planeve dhe afateve të përcaktuara, duke përfshirë të gjitha aktivitetet e ndërtimit dhe zhvillimit të infrastrukturës.
Disa mosmarrëveshje që kanë ndodhur janë të lidhura me një nënkontraktor specifik dhe një grup të vogël punonjësish të tij, të cilët kanë shprehur ca shqetësime në lidhje me pagat e tyre. Ky është një problem i izoluar mes nënkontraktorit dhe punonjësve të tij, dhe nuk ndikon në vijueshmërinë e përgjithshme të punimeve në kantierin e aeroportit.