Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prej 24 orësh në intubim, shefi i urgjencës tregon gjendjen shëndetësore të Sokol Mëngjesit: Orët në vijim vendimtare!

Shkruar nga Newsbomb
Prej 24 orësh në intubim, shefi i urgjencës tregon gjendjen
Avokati Sokol Mëngjesi dhe shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi

Shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi ka folur mbi gjendjen shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesi i cili pas dhunës barbare nga 4 të rinjë në ish-bllok ndodhet prej më shumë se 24 orë në Intubim.

Shefi i Urgjencës së Traumës tregon se parametrat janë stabël dhe pse dëmtimi ishte shumë i madh. Ai shton se nuk do të ketë një ndërhyrje kirurgjikale, por orët në vijim janë vendimtare.

“Gjendja është pothuajse është stabël, megjithatë duhet ta themi që është një dëmtim i madh dhe orët në vijim janë vendimtare. Është konstatuar që është një ulje të edemës. Në këto kushte nuk duhet të kryhet operimi, por duhet parë të paktën për 72 orë se si do të reagojë pacienti. Është në monitorim të vazhdueshëm, por deri tani nuk ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale”, tha ndër të tjera Bushi.

Lidhur me këtë ngjarje, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, njoftoi se 4 autorët e përfshirë në sulmin ndaj avokatit u identifikuan dhe pas vetëdorëzimit të njërit prej tyre, 3 të tjerët janë shpallur në kërkim. 

Autorët janë Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.

Prej 24 orësh në intubim, shefi i urgjencës tregon gjendjen
Katër autorët

Ndërsa organizatori i kësaj ngjarje dyshohet se është Dritan Nano.

Sipas asaj që u bë me dije dhe më herët nga policia, avokat Mëngjesi ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij.

Prej 24 orësh në intubim, shefi i urgjencës tregon gjendjen
Dritan Nano

Pala fituese nuk ka rënë dakord dhe nuk ka respektuar detyrimet që ka pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore. Kanë qenë në total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte Mëngjesi dhe një nga ata nuk ka pranuar që të zbatojë kontratën dhe t’i paguajë detyrimet avokatit.

Sokol Mëngjesi ka kërkuar që të respektohet kontrata e firmosur para gjyqit, mirëpo vetëm njëri prej trashëgimtarëve, konkretisht 58-vjeçari Dritan Nano nuk ka pranuar të shlyejë pagesën. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja. Më pas Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Mëngjesi dhe Nano u takuan një muaj më parë për tu sqaruar, mirëpo nuk ranë dakord, pasi avokati ka ritheksuar se ka një kontratë që 58-vjeçari duhet ta zbatojë. Si rrjedhojë i gjendur në këtë situatë dyshohet se Dritan Nano ka angazhuar të afërmit e tij Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj dhe Romario Tabakun dhe ka organizuar sulmin barbar ndaj avokatit Mëngjesi.

Ndërkohë, në dëshminë e tij para grupit hetimor Nano ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka gisht në sulmin e avokatit. Mirëpo, policia ka prova të forta të cilat impikojnë këtë shtetas në këtë ngjarje.

Roli i autorëve në sulmin ndaj avokatit Mëngjesi:

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj kanë qenë tre të rinjtë të cilët me leva dhe sende të forta dhunuan barbarisht avokatin Mëngjesi. Ndërsa, personi tjetër i përfshirë në këtë skemë të organizuar kriminale ka qenë Romario Tabaku. Roli i 26-vjeçarit ka qenë transporti i tre autorëve të tjerë. Tabaku ka larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin tip Audi me targë AB 696 JT, Dorian Alian, Drivald Alian dhe Elton Kasanjn. Pas krimit, dhunuesit u larguan në këmbë nëpër rrugica ku i priste Tabaku me automjetin. Ndërsa, avokati u transportua me urgjencë në spital, aty ku dhe ndodhet aktualisht në intubim në gjendje të rëndë.

Kush ka qenë organizatori:

Po në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se organizatori i këtij sulmi ka qenë 58-vjeçari Dritan Jani Nano, banues në Tiranë. Ai është ndaluar nga Policia e Tiranës me iniciativë si i dyshuar si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Motivi i kësaj ngjarje të rëndë kriminale:

Ndryshe nga sa u raportua dhe u hodhën dyshime fillim se sulmi ndaj avokatit ka qenë i stisur politikisht nga hetimet e bluve ka rezultuar se Sokol Mëngjesi është dhunuar për shkak të detyrës.

Po nga veprimet hetimore rezulton se avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore “ALTERUM SHPK”. Pra sipas bluve të kryeqytetit, bëhet fjalë për një çështje pronësie, ku avokati Sokol Mëngjesi ka përfaqësuar disa familje, të cilat kanë arritur ta fitojnë gjyqin, por më pas nuk kanë rënë dakord me detyrimet që përmbante kontrata.

Autorët nuk janë të paguar, por janë në lidhje krushiqe me njëri tjetrin. Organizimi i kësaj ngjarje ka filluar një muaj më parë. Sipas asaj që Vocaj tha u mësuar se autorët janë takuar një muaj më parë para se të ndodhte sulmi dhe janë konsultuar për ngjarjen.

“Janë takuar 1 muaj para se të ndodhte ngjarja. Siç ju e dini, e gjithë policia e Tiranës, në bazë të një plani të posaçëm i ka të organizuara shërbimet policore, edhe në zonën ish bllokut kemi një prezencë më të shtuar të patrullave. Patrulla jonë nuk ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, policia është vënë në dijeni nga telefonatat e shumta të bëra. Jemi duke i marrë në pyetje, nuk japim shumë detaje për shkak të sekretit hetimor. Policia do marri masa sipas procedurave ligjore”, tha Vocaj ndër të tjera.

Detajet e ngjarjes:

Arrestohet organizatori i sulmit-Dritan Nano 

Vetëdorëzohet – Dorian Alia

Në kërkim:

Elton Kasaj

Romario Tabaku

Drivald Alia

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed