Hapësire reklamuese

Aktualitet

DEL FOTO: Ky është porositësi i sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi

Shkruar nga Newsbomb
DEL FOTO: Ky është porositësi i sulmit të avokatit Sokol
Dritan Nano

Personi që shihni në foto është është 58-vjeçari Dritan Nano, i cili sipas Policisë është dhe “koka” e organizimit dhe porositësi i dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 08:50 të mëngjesit të djeshëm në zonën e ish-bllokut në Tiranë, sapo avokati kishte dalë nga kopshti ku dhe kishte çuar djalin e tij të vogël. Si pasojë e plagëve të marra gjendja shëndetësore e avokatit vijon të jetë e rëndë.

DEL FOTO: Ky është porositësi i sulmit të avokatit Sokol
Dritan Nano

Lidhur me këtë ngjarje, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, doli në një konferencë për mediat pasditen e djeshme ku dhe njoftoi se ishin identifikuar 4 autorët e përfshirë në sulmin ndaj avokatit, organizatorin si dhe motivin e sulmit.

Sipas Policisë autorët janë Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.

Organizatori i kësaj ngjarje dyshohet se është Dritan Nano. Sipas asaj që u bë me dije dhe më herët nga policia, avokat Mëngjesi ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij.

Pala fituese nuk ka rënë dakord dhe nuk ka respektuar detyrimet që ka pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore. Kanë qenë në total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte Mëngjesi dhe një nga ata nuk ka pranuar që të zbatojë kontratën dhe t’i paguajë detyrimet avokatit.

Sokol Mëngjesi ka kërkuar që të respektohet kontrata e firmosur para gjyqit, mirëpo vetëm njëri prej trashëgimtarëve, konkretisht 58-vjeçari Dritan Nano nuk ka pranuar të shlyejë pagesën. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja. Më pas Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Mëngjesi dhe Nano u takuan një muaj më parë për tu sqaruar, mirëpo nuk ranë dakord, pasi avokati ka ritheksuar se ka një kontratë që 58-vjeçari duhet ta zbatojë. Si rrjedhojë i gjendur në këtë situatë dyshohet se Dritan Nano ka angazhuar të afërmit e tij Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj dhe Romario Tabakun dhe ka organizuar sulmin barbar ndaj avokatit Mëngjesi.

Ndërkohë, në dëshminë e tij para grupit hetimor Nano ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka gisht në sulmin e avokatit. Mirëpo, policia ka prova të forta të cilat impikojnë këtë shtetas në këtë ngjarje.

DEL FOTO: Ky është porositësi i sulmit të avokatit Sokol
Autoret

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese