Hapësire reklamuese

Aktualitet

U dhunua barbarisht dje, avokati Sokol Mëngjesi vijon në gjendje të rëndë

Shkruar nga Newsbomb
U dhunua barbarisht dje, avokati Sokol Mëngjesi vijon në gjendje
Autoret dhe avokati

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në ish-Bllok në Tiranë, ku avokati Sokol Mëngjesi është dhunuar barbarisht nga tre persona.

Avokati Mëngjesi po qëndronte para hyrjes së kopshtit pasi kishte lënë djalin e tij të vogël. Në atë moment ai është sulmuar nga tre persona të cilët e kanë goditur me sende të forta në kokë.

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga sulmi avokati vijon të jetë në gjendje të rëndë, ku po mbahet në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion. Bëhet me dije se nga dhuna Mëngjesi ka plagë të shumta në kokë, pasi i është çarë kafka.

Lidhur me këtë ngjarje, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, njoftoi se ishin identifikuar 4 autorët e përfshirë në sulmin ndaj avokatit, organizatorin si dhe motivin e sulmit.

Sipas Policisë autorët janë Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.

Roli i autorëve në sulmin ndaj avokatit Mëngjesi:

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj kanë qenë tre të rinjtë të cilët me leva dhe sende të forta dhunuan barbarisht avokatin Mëngjesi. Ndërsa, personi tjetër i përfshirë në këtë skemë të organizuar kriminale ka qenë Romario Tabaku. Roli i 26-vjeçarit ka qenë transporti i tre autorëve të tjerë. Tabaku ka larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin tip Audi me targë AB 696 JT, Dorian Alian, Drivald Alian dhe Elton Kasanjn. Pas krimit, dhunuesit u larguan në këmbë nëpër rrugica ku i priste Tabaku me automjetin. Ndërsa, avokati u transportua me urgjencë në spital, aty ku dhe ndodhet aktualisht në intubim në gjendje të rëndë.

Kush ka qenë organizatori:

Po në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se organizatori i këtij sulmi ka qenë 58-vjeçari Dritan Jani Nano, banues në Tiranë. Ai është ndaluar nga Policia e Tiranës me iniciativë si i dyshuar si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Motivi i kësaj ngjarje të rëndë kriminale:

Ndryshe nga sa u raportua dhe u hodhën dyshime fillim se sulmi ndaj avokatit ka qenë i stisur politikisht nga hetimet e bluve ka rezultuar se Sokol Mëngjesi është dhunuar për shkak të detyrës.

Po nga veprimet hetimore rezulton se avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore “ALTERUM SHPK”. Pra sipas bluve të kryeqytetit, bëhet fjalë për një çështje pronësie, ku avokati Sokol Mëngjesi ka përfaqësuar disa familje, të cilat kanë arritur ta fitojnë gjyqin, por më pas nuk kanë rënë dakord me detyrimet që përmbante kontrata.

Autorët nuk janë të paguar, por janë në lidhje krushiqe me njëri tjetrin. Organizimi i kësaj ngjarje ka filluar një muaj më parë. Sipas asaj që Vocaj tha u mësuar se autorët janë takuar një muaj më parë para se të ndodhte sulmi dhe janë konsultuar për ngjarjen.

“Janë takuar 1 muaj para se të ndodhte ngjarja. Siç ju e dini, e gjithë policia e Tiranës, në bazë të një plani të posaçëm i ka të organizuara shërbimet policore, edhe në zonën ish bllokut kemi një prezencë më të shtuar të patrullave. Patrulla jonë nuk ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, policia është vënë në dijeni nga telefonatat e shumta të bëra. Jemi duke i marrë në pyetje, nuk japim shumë detaje për shkak të sekretit hetimor. Policia do marri masa sipas procedurave ligjore”, tha Vocaj ndër të tjera.

Detajet e ngjarjes:

Arrestohet organizatori i sulmit-Dritan Nano 

Vetëdorëzohet – Dorian Alia

Në kërkim:

Elton Kasaj

Romario Tabaku

Drivald Alia

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese