Azgan Mernica, autori i vrasjes së efektivit të “ Shqoponjave” Novruz Cenaliajt u vetëdorëzua në polici mbrëmjen ne 15 majit, pas negociatave të RENEA-s me familjarët.
Duke buzëqeshur dhe me uratat e porositë e familjarëve vrasësi i efektivit u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë së Fierit aty ku dhe ka dhënë dëshminë.
Burime për mediat bëjnë me dije se 23-vjeçari ka pranuar krimin para hetuesve.
“Po unë e vrava”, mësohet të ketë thënë i riu i cili mesditën e së hënës ekzekutoi me një plumb në kokë efektivin e “ Shqiponjave”.
Në dëshminë e tij i riu ka deklaruar se teksa po lëvizte me automjet ku pasagjere kishte nënën e tij, është ndeshur në rrugën e fshatit me automjetin i cili po drejtohej nga polici Nevruz Cenalia.
Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe kam menduar që e ka sharë dhe ofenduar. Në këtë moment i riu ka treguar se ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit. Për këtë arsye 23-vjeçari tha se e ka qëlluar pasi mendoi se efektivi do e vriste.
Newsbomb mbrëmjen e djeshme solli videon e momentit kur Azgzan Mernica hipi në makinë për t’u vetëdorëzuar. Në video ai shihej mjaft i qetë, i buzëqeshur dhe aspak i penduar për krimin makabër që kreu tre ditë më parë.
View this post on Instagram
Po ashtu kanë habitur edhe familjarët të cilët kanë për të filmuar momentin, por disa dëgjohen duke i uruar rrugë të mbarë, e një tjetër dëgjohet t'i thotë: “vdeksha unë...”, ndërkohë që ditën e djeshme familjarët kanë përcjellë për në banesën e fundit djalin e tyre, efektivin Novruz Cenalia, i cili u vra nga 23-vjeçari me plumb në kokë, pas një debati në rrugë.
“Azgan vdeksha unë.. Hajt rrugë e mbarë! Zoti para”, dëgjohet duke thënë një nga familjarit e vrasësit të efektivit.
Ndërsa një tjetër dëgjohet duke thënë: “hip e ti në makinë të lutem”. Në një tjetër moment dëgjohet një burrë që i thotë: “Po të luajti njeri atje brenda”, ndërsa shoferi që drejton mjetin dëgjohet t’i thotë: “është në besën time”
Azgan alias Asllan Mernica u vetëdorëzua mbrëmjen e së mërkurës (15 Maj), dy ditë pas krimit të rëndë, pas negociatave të policisë me familjarët e autorit.
Prej 13 majit i riu ishte kthyer në shqiptarin më të kërkuar në vendin tonë. Mesditën e së hënës në fshatin Baltëz të Fierit, ai vrau me një plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalian. Sipas policisë, sherri midis tyre ka nisur për arsye banale, konkretisht për parakalim në rrugë, i cili pastaj ka agravuar në përdorimin e armës nga Mernica.
Pasi qëlloi për vdekje 28-vjeçarin, i riu u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pas atij momenti një operacion i gjerë u shtri në të gjithë fshatrat panë Baltëzës, në hyrje/daljet e Fierit dhe ato të qyteteve të tjera.
Ndërkohë, theksojmë se Prokuroria më herët ngriti 2 akuza për 23-vjeçarin për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

