Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plaurent Dervishaj dhe Endrit Dokle jetojnë në Dubai, SPAK i shpall sërish në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Plaurent Dervishaj dhe Endrit Dokle jetojnë në Dubai, SPAK i shpall
Plaurent Dervishaj

Detaje të reja dalin nga megaoperacioni i SPAK, i cili nisi mëngjesin e kësaj të premteje në disa qytete të Shqipërisë. Dy prej personave për të cilët Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar urdhër-arrest janë dhe dy shumë të kërkuarit dhe të njohur në botën e krimit, Plaurent Dervishaj dhe Endrit Dokle.

Dervishaj dhe Dokle prej kohësh jetojnë në Dubai si persona që kërkohen nga drejtësia shqiptare.

Në kuadër të këtij operacioni të SPAK shpalli në kërkim edhe ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Deri më tani mësohet se urdhër-arrestet janë lëshuar për dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, Leonard dhe Erlis Duka, Durim dhe Valter Bami, Endrit Doklen, Plaurent Dervishaj dhe Fatmir Hyseni, Albert Zaja, Xhevi Ndoka dhe Arben Ndoka. 

Ky megoperacion ka nisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte dhe është shtrirë në disa qytete të vendit. Aksioni është ndërmarrë pas zbërthimit të  “Sky ECC dhe Enrco Chat”. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 50 urdhër-arreste për emra personazhesh, të cilët janë të përfshirë në vrasje dhe trafik të lëndëve narkotike

Kujtojmë se Plaurent Dervishaj është kërkuar nga SPAK për një sërë ngjarjesh kriminale dhe me banim aktualisht në Dubai, ku u arrestua dhe fitoi përsëri lirinë për shkak se mungon një marrëveshje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai është dhe kunati i Lul Berishës.

Ai dyshohet se ka gisht në atentatin e nëntorit 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur bashkë me pasagjerin tjetër Aleksandër Laho, ndërkohë vdiq në vend shoferi Andi Maloku. Për ngjarjen është arrestuar vetëm Redjan Rraja.

Lidhur me këtë operacion priten më tepër detaje në vijim si dhe një reagim zyrtar nga organet përkatëse!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese