Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Altin Dumani në krye të operacionit, lëshohen 50 urdhër-arreste për të njohurit e botës së krimit

Shkruar nga Newsbomb
Altin Dumani në krye të operacionit, lëshohen 50
SPAK

Të tjera detaje janë zbuluar nga megaoperacioni i nisur me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kapjen e kontigjentëve të krimit. Burime për mediat bëjnë me dije se SPAK ka lëshuar 50 urdhër-arreste.

Mësohet se prokurorë të çështjes janë Alfred Shehu dhe vetë kreu i SPAK Altin Dumani. Këto urdhër-arreste janë lëshuar pas zbërthimit të aplikacionit Sky Ecc.

Sipas asaj që është bërë me dije deri më tani nga burimet, mësohet se urdhër-arrestet janë lëshuar për vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj dhe Durim e Valter Bami.

Këta dy të fundit dyshohet se ndodhen në Dubai, ndërsa efektivët e policisë mëngjesin e sotëm kanë kontrolluar banesat e tyre në Nikël.

Urdhër-arrestet që janë bërë me dije deri tani:

-Erlis dhe Leonard Duka

-Astrit dhe Altin Avdylaj

-Durim e Valter Bami

Lidhur me këtë operacion priten më tepër detaje në vijim si dhe një reagim zyrtar nga organet përkatëse!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese