Hapësire reklamuese

Aktualitet

Operacioni me urdhër të SPAK, kontrollohen shtëpitë e “të fortëve” në disa qytete të vendit (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni me urdhër të SPAK, kontrollohen shtëpitë e
Foto ilustruese

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, forcat RENEA dhe FNSH mëngjesin e kësaj të premte kanë mësyrë në disa qytete të vendit për të ekzekutuar disa urdhër-arreste.

Siç raportuam dhe më herët kontrollet janë shtrirë në disa qytete të vendit, kryesisht në Lezhë, Tiranë, Fushë-Krujë, Nikël, Vlorë, Durrës e Kurbin.

Në qytetin e Lezhës kontrollet janë ushtruar gjatë orëve të para të mëngjesit, ku efektivët zbarkuan në lagjen “SMT” dhe ushtruan kontrolle në një pallat.

Ndërkohë, së fundmi mësohet se në Shijak kontrollet janë zhvilluar në banesat e Jasim dhe Astrit Avdylaj, të cilët vlen për tu theksuar se pas zhdukjes së Ervis Martinajt ata u morën në pyetje.

Në Nikël kontrollet janë kryer në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit. Ndërsa, në qytetin e Vlorës efektivët kanë zbarkuar në banesën e Fatmir Hysenit, i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.

Njëkohësisht mësohet se një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Albert Zajës në fshatin Larushk, i cili është i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Lidhur me këtë operacion priten më tepër detaje në vijim si dhe një reagim zyrtar nga organet përkatëse!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese