Hapësire reklamuese

Aktualitet

FNSH dhe RENEA aksion në Tiranë, kontrollojnë banesën e kundërshtarit të përbetuar të Ervis Martinajt

Shkruar nga Newsbomb
FNSH dhe RENEA aksion në Tiranë, kontrollojnë banesën e
Ervis Martinaj dhe Leonard Duka

Policia, FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar këtë të premte në disa zona në Tiranë dhe jashtë kryeqytetit. Burime për mediat bëjnë me dije se efektivët kanë ushtruar kontrolle te banesat e vëllezërve Erlis dhe Leonard Dukës, në zonën e Freskut.  Leonard Duka njihet edhe si kundërshtari i përbetuar i Ervis Martinajt.

Gjithashtu, mësohet se SPAK ka lëshuar edhe disa urdhër-arreste për krim të organizuar . Operacioni policor siç bëmë me dije më herët nuk po zhvillohet vetëm në kryeqytet, por është shtrirë në disa qytete të vendit, kryesisht në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin.

Kujtojmë se Leonard Duka ka rënë  në prangat e policisë belge më 14 shkurt 2023. Ai njihet si kreu i “Klanit Duka”, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt. Grupi “Duka” ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

FNSH dhe RENEA aksion në Tiranë, kontrollojnë banesën e
Pamje nga operacioni policor 17 maj/ Kontrollet ne banesen e Leonard Dukes

Leonard Duka njihet si një kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt, megjithëse më parë kanë qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit.

Përplasja mes grupit të Ervis Martinaj dhe vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka kulmoi me eleminimin e ish-policit Santiago Malko, një prej miqve më të afërt të Martinaj. Vrasje e cila dyshohet se u krye nga Klani Duka.

Përplasja mes Martinajt dhe Dukëve, që duket se kishte nisur për lojërat e fatit. Por ku thuhet se Martinaj, mori peng dhe dhunoi babain e vëllezërve Duka. Gabim të cilin Klani Duka nuk ia fali kurrë Martinajt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese