Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Operacioni i SPAK, në kërkim edhe ish-deputeti i PS-së

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni i SPAK, në kërkim edhe ish-deputeti i PS-së
Arben Ndoka

Të tjera detaje janë zbuluar nga megaoperacioni i nisur me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kapjen e kontigjentëve të krimit, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste.

Një nga personat e shpallur në kërkim nga ky operacion është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. Ai shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK në disa qytete, pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC.

Në 2018 ish-deputeti Ndoka u arrestua pasi akuzohej për “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Atë kohë hetimet zbuluan se ish-deputeti me një grup kriminal ishin të implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikuan, tjetërsuan dhe përvetësuan 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

Po ashtu atë kohë u zbulua se vëllai i tij, Gjevi Ndoka ishte i lidhur me grupin Avdylaj në Shijak, që akuzohen për trafikim droge.

Ish-deputetin në 2019 iu sekuestrua pasuria me vlerë rreth 40 milionë euro nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese