Hapësire reklamuese

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë në Veri e Jug të vendit

Shkruar nga Newsbomb
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë
Pastrimi i debores ne zonat malore

Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar parashikimin e motit për ditën e nesërme ku pritet që të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike dhe reduktim të reshjeve të dëborës dhe shiut.

Sipas të dhënave zyrtarë, pritet që rëshjet e dëborës që kanë mbuluar zonat malore në veri e jug të Shqipërisë, të jenë me itensitet më të ulët, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Gjatë ditës së neseërme gjithashtu më Veri, Lindje dhe në Juglindje të vendit nuk pritet të ketë reshje shiu.

Sa i takon temperaturave minimale dhe maksimale, ato pritet të arrijnë: në bregdet: 9 / 14 °C; në vendet e ulëta: 5 / 12 °C dhe në vendet malore: 0 / 4 °C.  Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në veri të vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit pritet të jetë e lehtë deri mesatare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese