Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një fshat i tërë qan për Enea Mekollin, Dëshmori i Atdheut do të prehet pranë të vëllait, i ati merr në duar mes lotëve kapelen e të birit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Një fshat i tërë qan për Enea Mekollin, Dëshmori i
Pamje nga ceremonia e varrimit dhe i ati i Enea Mekollit

Mes lotëve dhe dhimbjes iu dha sot lamtumira e fundit efektivit të Policisë së Shtetit Enea Mekolli, i cili humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës pas plumbave të shkrepur nga kallashnikovi i kriminelit Valdon Braçellari.

Qindra qytetarë, familjarë, miq, kolegë dhe bashkëfshatarë u mblodhën në ceremoninë mortore për të nderuar 34-vjeçarin, i cili la pas jo vetëm uniformën që mbajti me krenari, por edhe një familje të copëtuar nga dhimbja. Mes kurorave me lule dhe lotëve që nuk pushonin, arkivoli i tij u përcoll drejt varrezave të fshatit Blacë, aty ku do të prehet përgjithmonë.

Në ceremoninë e lamtumirës së fundit morën pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit, Skënder Hita si dhe ministri Besfort Lamallari të cilët i bënë Eneas nderimet e fundit si Dëshmor i Atdheut.

I ati mori në duar kapelen e të birit, ndërkohë që mes dhimbjes së madhe futi në dhe edhe djalin e tij të dytë. Një tjetër plagë e madhe që duket se nuk do të mbyllet kurrë për familjen Mekolli, e cila vite më parë humbi dhe djalin tjetër, po ashtu efektiv policie, i cili ndërroi jetë pas një beteje me leuceminë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Enea Mekolli u nda nga jeta një ditë më parë pasi mbeti viktimë e plumbave të dalë nga arma e Valdon Braçellarit, një i shumëkërkuar nga drejtësia i cili fshihej në një stan në fshatin Lozhan.

34-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra duke mbyllur sytë përgjithmonë e duke lënë familjarët në një zi të përhershme. MË e rëndë se çdo gjë mbetet dhe drama që la pas 34-vjeçari i cili vetëm tetë muaj më parë ishte bërë baba për herë të dytë.

Djali i tij i vogël do të rritet me kujtimin e një babai që nuk arriti ta shihte të hidhte hapat e para në jetë, ndërsa familjarët me një dhimbje që nuk do të shuhet kurrë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese