Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mashtruan një qytetar dhe i zhvatën 60 mijë euro, arrestohen dy persona në Tiranë dhe shpallet në kërkim një tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Mashtruan një qytetar dhe i zhvatën 60 mijë euro, arrestohen dy
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të cilët dyshohen për përfshirje në një skemë mashtrimi të realizuar përmes një platforme komunikimi online.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit N. V., 25 vjeç, dhe S. F., 30 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi F. Gj., 43 vjeç.

Arrestimi këtyre shtetasve ka ardhur pas kallëzimit të një 34-vjeçari, i cili denoncoi se ishte mashtruar dhe kishte humbur një shumë të konsiderueshme parash.

Nga hetimet paraprake rezulton se 34-vjeçari është kontaktuar nga një person që i është prezantuar si i afërm i tij dhe i ka kërkuar 60 mijë euro. I bindur nga komunikimi, ai ia ka dorëzuar shumën shtetasit N. V., i cili dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me S. F. dhe F. Gj.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj., si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Wrong Idea”, si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Zbardhet një rast mashtrimi. Arrestohen 2 shtetas, 1 shpallet në kërkim.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, u finalizua operacioni i koduar “Wrong Idea”. Operacioni, rezultat i hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas kallëzimit nga një 34-vjeçar, se ishte mashtruar për dhënien e një shume parash.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit N. V., 25 vjeç dhe S. F., 30 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 43 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 34-vjeçari, pasi është mashtruar gjatë komunikimit nëpërmjet një platforme komunikimi, nga një shtetas që i ka kërkuar 60 000 euro, duke iu prezantuar si i afërm i tij, i ka dhënë shumën e parave shtetasit N. V., i cili ka bashkëpunuar me shtetasit S. F. dhe F. Gj., për këtë rast.

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj rasteve të mundshme të mashtrimit nëpërmjet aplikacioneve të komunikimit apo rrjeteve sociale. Për çdo rast dyshimi, njoftoni menjëherë Policinë e Shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese