Foto nga aksidenti
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier, në afërsi të vendit të njohur si “Pushimi i Shoferit”.
Sipas informacioneve paraprake, një motoçikletë është përplasur me një automjet tip Range Rover gjatë një tentative parakalimi. Mësohet se si motoçikleta, ashtu edhe automjeti po kryenin manovër parakalimi të një mjeti bujqësor, kur ndodhi përplasja.
Si pasojë e përplasjes, dy bashkëshortë që udhëtonin në motoçikletë, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Sondazh
Poll
