Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dy vëllezërit laçianë bien pre e një prite në Tiranë, persona të maskuar i presin rrugën dhe i qëllojnë me armë zjarri (DETAJE-EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Dy vëllezërit laçianë bien pre e një prite në
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Tiranë, ku dy vëllezër nga Laçi kanë mbetur të plagosur.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Klisman Rapushi (Lepuri) dhe vëllain e tij, Klaudio Gega (Lepuri), të cilët sipas të dhënave paraprake mësohet se kanë rënë pre e një sulmi nga disa persona ende të paidentifikuar.

Policia e Shtetit bën me dije se dy vëllezërit dyshohet se kanë rënë pre e një prite të organizuar nga disa persona të maskuar, të cilët u kishin dalë para në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet. Në momentin e përplasjes, njëri prej tyre ka marrë plumbin në këmbë, ndërkohë që vëllai i tjetër ka ndrydhur këmbën gjatë ngjarjes.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe menjëherë ata u paraqitën në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, sipas burimeve zyrtare asnjëri prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Rrethanat që çuan në këtë ngjarje mbeten ende objekt hetimi, ndërkohë që vetë të dëmtuarit kanë deklaruar para uniformave blu se janë sulmuar nga disa persona të panjohur, të cilët sipas tyre janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas incidentit. Kjo ka bërë që hetuesit të nisin hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së asaj që ndodhi.

Zona ku raportohet se ka ndodhur ngjarja është kontrolluar nga shërbimet policore, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar çdo provë që mund të ndihmojë në dokumentimin dhe zbardhjen e ngjarjes. Po verifikohen gjithashtu edhe pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve dhe objekteve pranë vendit ku dyshohet se ndodhi sulmi.

“Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr.(L.), banues në Laç, i dëmtuar në këmbë dyshohet me armë zjarri, dhe vëllai i tij, shtetasi K. G.(L.), i dëmtuar në këmbë(ndrydhur).

Të dy shtetasit janë jashtë rrezikut për jetën, dhe kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa shtetas të panjohur prej tyre, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese