Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U vra gjatë një operacioni në Maliq, sot homazhet për efektivin Enea Mekolli

Shkruar nga Newsbomb
U vra gjatë një operacioni në Maliq, sot homazhet për
Efektivi Enea Mekolli

Këtë të premte do të zhvillohen homazhet në nder të Enea Mekollit, efektivit 34-vjeçar të policisë, i cili humbi jetën një ditë më parë gjatë një operacioni në Lozhan të Maliqit.

Homazhet pritet të mbahen në orën 12:00 në Pogradec, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet në vendlindjen e tij.

Edhe pse protokolli parashikon që “Dëshmorët e Atdheut” të prehen në varrezat e Tiranës, familja ka shprehur dëshirën që Enea Mekolli të përcillet për në banesën e fundit në qytetin e tij.

34-vjeçari kishte ndjekur rrugën e të vëllait, duke zgjedhur të vishte uniformën e policisë. Ky i fundit kishte ndërruar jetë më herët si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Mes dhimbjes së madhe për humbjen e djalit të tyre, familjarët kanë kërkuar që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.

Përcjellja e Enea Mekollit për në banesën e fundit do të bëhet në orën 14:00.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese