Një aksident i rëndë është regjistruar rreth një orë më parë në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e njohur si Fushë Vërri e Delvinës, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Bazuar në informacionet paraprake, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve ka dalë nga rruga edhe është përmbysur pas përplasjes. Ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime të shumta.
Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë në dhënien e ndihmës së parë, ndërkohë grupi hetimor është ende duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
