Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të shpallur në kërkim për drogë dhe pjesë të grupeve kriminale, estradohen sot nga Dubai 6 persona (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Të shpallur në kërkim për drogë dhe pjesë të
Foto ilustruese

Gjashtë persona pritet të ekstradohen këtë të premte nga Dubai drejt Shqipërisë, pasi dyshohen për përfshirje në grupe kriminale.

Sipas njoftimit të policisë, pritet të ekstradohen shtetasit Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici, Shkelzen Kraja, Ilir Lazri alias Ilir Sula, Aleks Pepaj alias Shkelqim Pepaj, Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj dhe Merxhan Celiku.

Të gjithë këta shtetas akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe/ose për pastrim të produkteve të veprës penale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi Ilir Lazri alias Ilir Sula akuzohet për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërsa shetasi Merxhan Celiku akuzohet për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapur në Dubai, pjesëtarë të grupeve kriminale.

6 shtetasit ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave. 

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ekstradohen sot, në Shqipëri, shtetasit:

-K. Q. alias J. H. alias J. Q., 44 vjeç; Sh. K., 44 vjeç; A. P. alias Sh. P., 38 vjeç dhe D. P. alias E. S. alias D. B. alias F. P., 39 vjeç, të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-I. L. alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; 

-M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese