Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nga ministre e Brendshme në zv.kryeministre, Albana Koçiu merr detyrën e Belinda Ballukut

Shkruar nga Newsbomb
Nga ministre e Brendshme në zv.kryeministre, Albana Koçiu merr
Albana Kociu

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë këtë të enjte ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar, duke ndryshuar gati gjysmën e ekipit të tij me të cilin nisi këtë mandat të ri në Shtator 2025.

Newsbomb.al ka mësuar se Kryeministri Edi Rama ka larguar Belinda Ballukun nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Dhe në vend të saj është emëruar zv.kryeministre Albana Koçiu. Enea Karakaçi mori drejtimin e Ministrisë së Energjisë duke zëvendësuar Belinda Ballukun. 

Po ashtu ka pasur edhe ndryshime të tjera:

- Besfort Lamallari - ikën si Ministër i Drejtësisë dhe merr në dorë Ministrinë e Brendshme

- Ferit Hoxha bëhet Ministër i Jashtëm, largohet Elisa Spiropali

- Albana Koçiu bëhet Zëvendëskryeministre, largohet Belinda Balluku

- Pirro Vengu ikën si Ministër i Mbrojtjes, zëvendësohet nga Ermal Nufi

- Eriona Ismaili bëhet Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ikën Toni Gogu

- Toni Gogu merr në dorë Ministrinë e Drejtësisë, zëvendëson Lamallarin që iku te Punët e Brendshme

Deputetët socialistë janë mbledhur prej 9 orësh në Pallatin e Brigadave dhe kanë bërë prezantimin e punëve të tyre, ndërkohë që një ndër çështjet më të rëndësishme ishte ajo për fatin politik të Belinda Ballukut. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese