Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm/ Ulen temperaturat në vend, në disa zona priten rrebeshe shiu

Shkruar nga Newsbomb
Mot i paqëndrueshëm/ Ulen temperaturat në vend, në disa zona
Parashikimi i motit

Moti i paqëndrueshëm do të pushtojë territorin shqiptar si pasojë e kalimit të një sistemi frontal i pasur me lagështirë, ku vranësirat e dendura do të jenë dominante.

Më të theksuara në zonat Verilindore dhe Juglindore, ku priten edhe rrebeshe të izoluara shiu. Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shtojë vranësirat duke rrezikuar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në shtrirjen Lindje – Juglindje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 15°C minimalja deri në 35°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese