Hapësire reklamuese

Aktualitet

Miqtë që u kthyen në armiq! Leonard Duka dhe Ervis Martinaj donin të mbyllnin sherrin: Kemi 15 vjet shok, më jep lekët dhe rregullohemi! (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Miqtë që u kthyen në armiq! Leonard Duka dhe Ervis Martinaj donin
FotoMontazh: Ervis Martinaj dhe Leonard Duka

Newsbomb.al zbardh një episod interesant mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj, përkatësit kreu i "Klanit Duka" dhe "mbreti i kumarit", të cilët referuar bisedave në aplikacionet sekrete të komunikimit "Sky ECC" dhe "EncroChat" përpiqen të shuajnë sherrin që kishte lindur mes tyre.

Dy miqtë që u kthyen në armiq të përmbetuar arrijnë në Gushtin e vitit 2020 që të rikthejnë kontaktet me njëri-tjetrin dhe flasin për të ndaluar konfliktin.

Siç del nga biseda mes të dyve, ish-krahu i djathtë i Ervis Martinaj, ish-polici Santiago Malko është vrarë nga "Klani Duka" sepse kishte marrë peng e kishte torturuar babain e Leonard Dukës. Biznesmeni i basteve i thotë Leonardit se ai nuk kishte dijeni fare për këtë fakt, ndërsa Duka ia kthen se Santiago Malko nuk bënte asnjë veprim pa lejen e tij.

Biseda zhvillohet më datë 18 Gusht 2020 dhe përmbajtja e saj është si më poshtë:

- Më datë 18.08.2020 Leonard Duka komunikon me shtetasin Ervis Martinaj biseda fillon me Ervisin i cili i shprehet që ai (duke ju referuar Santiago Malko) gaboj me babën tënd dhe se unë babain tënd ma e pa në rrugë vetëm e respektoj dhe me të pa ty me gra ose me fëmijën e Erlisit nuk të gjuaj. Leonardi i shprehet që ai nuk bënte asnjë lëvizje pa dijeninë tënde dhe se ne kemi pas shoqëri prej 15 vitesh bashkë. Ervisi i shprehet që një natë para ishit vëllezër dhe të thash bëji muhabetet mirë se ai është skizofren dhe ai gaboi me babain tënd. Leonardi i shprehet që unë vetëm prej babës jam mërzit se ca ka pas me atë tjetrin s'kishim arrit deri këtu. Ervisi i shprehet që t'i nuk më vret dot mua me gabelt e Vlorës o Nard, t'i më vret vetëm kur të jesh me të drejtën tënde.

Ndryshe nga sa pretendohet publikisht, Ervis Martinaj thotë se ishte lodhur nga sjelljet e Santiago Malkos sepse e kishte futur në sherr me gjithë Shqipërinë. Po ashtu, ai i tregon Leonard Dukës se nuk kishte dijeni që Malko i kishte marrë peng babain, ashtu siç nuk kishte dijeni se Santiago Malko kishte dhunuar e marrë peng prindërit e Elton Çiços në Tepelenë.

Gjatë bisedës, del dhe emri i modeles Trejsi Sejdini e cila rezulton se ka qenë e dashura e Leonard Dukës, koka e "Klanit Duka".

"Unë vetëm sherrin ja kam parë atij se më ka fut në sherr me gjith Shqipërinë ai qelbanik. Ervisi i shkruan duke i thënë që nuk ka pas dijeni se çfarë bënte ai (Santiago Malko). Në lidhje me rastin e grabitjes së pleqve ne Tepelenë, e kam marrë vesh mbas 6 muajsh, për gjuajtjen e Rinos, ju kam lutur dhe i kam thënë na 10 mij euro dhe mos bej zhurmë. Ju lute edhe ti por ti ke qenë tapë nga Trejsi nuk mban mend. Edhe për me shku me i gjujt Denisit dhe Emit edhe për gruan e atij gurzit te lagja e gabelve, Ervisi i shprehet që s'ka pas dijeni dhe nuk e ka porositur ai", thuhet në dosje.

Miqtë që u kthyen në armiq! Leonard Duka dhe Ervis Martinaj donin
Leonard Duka, kreu i Klanit Duka

Interesant është fakti se gjatë bisedës Leonard Duka dhe Ervis Martinaj i tregojnë njëri-tjetrit për personat që kishin angazhuar për vrasje, si Duka për të vrarë Martinajn dhe anasjelltas, shkruan newsbomb.al. Fatmir Hyseni i njohur me nofkën "Doqja" ishte bërë bashkë me Leonard DUkën për të vrarë Ervis Martinaj.

"Leonardi i kërkon që të flasim për ne të dy, që të flasim si është për të fol dhe t'i bëjmë gjërat e qarta bashkë. Ose me i qetësu dhe me i rregullu ose vazhdojm siç ja kena nis, por e mira është që mos të shkojnë gjërat më andej se ty nuk të kam prek as në gjak, as babë, asgjë dhe s'të kam asnjë borxh. Ti duhet me më kthy çfarë më takon se kam gjith ato lek me ty në punë. Nëse don me i kthy, nëse nuk don me i kthy nuk të them më, por ajo është djersa ime.

Ervisi i shkruan që unë s'të ha asnjë lek edhe pse je mundu me më vra me gabelët e Vlorës, çfarë është djersa jote është djersa jote. Lekët që ke fut në lloto, aty i ke paisjet kur t'i duash, lekët e barit i ke marrë me sa di unë.

Leonardi i shkruan që edhe mua nuk më vrasin dot të Lushnjes, Mamurrasit, Vlorës dhe Shkodrës, por unë po të them me i qetësu gjërat sepse nëse shkon më andej nuk mbaron më. Në vazhdimësi diksutojnë në lidhje me sqarimin për llogari të ndryshme që kanë pasur bashkë deri ditën kur janë zënë me njëri-tjetrin ku Ervisi i shprehet që unë nga sot nuk kam punë as me ty as me Tucin", thuhet në dosjen hetimore.

Gjatë bisedës, duke se të dy palët arrijn ëtë qetësohen dhe qartësojnë gjërat, për hir të biznesit dhe miqësisë që kishin prej 15 vitesh, shkruan newsbomb.al. Madje, theksojnë se asnjëri nuk duhe të tregojë që kanë biseduar bashkë sepse ndryshe prishet e gjithë gjëja.

Miqtë që u kthyen në armiq! Leonard Duka dhe Ervis Martinaj donin
I shumekerkuari Fatmir Hyseni

"Ervisi i shprehet që një Shkodran e pastrova që hante mut si kurvat (i referohet vrasjes së Gjin Ndoj) dhe atë Vlonjatin (Fatmir Hyseni) do e vras sepse ka dasht me më vra mua, jo Santin (Santiago Malko). Ose do t'i vras ose do të kalben në burg ato gabelt e Vlorës ndërsa me ty nuk merrem më nga ky moment. I shprehet që unë e kam inatin me ty që ke dasht të më vrasësh mua jo për Santin sepse unë deri sa është vra ai nuk e kam çu në mëndje të të vras. Dhe mbasi është vra Santi kam lexuar dosjen dhe kam mësuar që t'i ke dasht me më vra dhe atherë kam dashur të të vras.

Leonardi i shprehet që njësoj ke dashur edhe ti të më vrasësh mua dhe i qëndron bisedës në lidhje me ndarjen e llogarive që kanë bashkë dhe shprehet që unë lekët e mija nuk i fal siç nuk fal ti të tuat. Leonardi i tregon në vazhdimësi që ti je afruar tek lagja ime për të më vrarë dhe i tregon që i di të gjitha bazat dhe shtëpitë që ke. Leonardi i shprehet që unë kam dashur të të takoj babën tënd që të flisnim deri sa u bë sebep që të cova kontaktin. Unë s'kam dashur të prekja tek gjaku jot se po të filloja nuk do ndalej më kjo punë.

Ervisi i shkruan që unë kam paguar 1 miljon euro për informacion në lidhje me lokalizimin tënd dhe Leonardi i përgjigjet që hajde rregullojmë llogaritë dhë të ndalemi se ndryshe ka për të shkuar keq kjo punë dhe nuk do të ndalet më", vijon komunikimi mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj në aplikacionet e komunikimeve sekrete.

"Ervisi i shkruan që nuk duhet të marrë vesh njeri që kemi folur bashkë, nëse merret vesh prishet muhabeti dhe më ke kundra. Leonardi i shkruan që unë dua të rregullojë llogaritë me ty dhe të shikojmë punët tona të dy ça u fol këtu ngelet këtu", thuhet në dosje.

Miqtë që u kthyen në armiq! Leonard Duka dhe Ervis Martinaj donin
FotoArkive: Biznesmeni i basteve dhe i kerkuari i SPAK, Ervis Martinaj

Mirëpo, siç rezulton nga bisedat e zbardhura nga prokurorët e posaçëm dhe të siguruara nga newsbomb.al, Leonard Duka menjëherë pas bisedës me Ervis Martinaj komunikon me Fatmir Hysenin nga Vlora, i cili ishte betuar se do ta vriste Ervisin.

"Doqja" e udhëzon që të vazhdojë komunikimet, sikur të dy po shkojnë drejt paqes, sepse shumë shpejt ai do ta vrasë Ervis Martinaj. Më vonë, të dy rifuten përsëri në kontakt dhe Leonard DUka i nis Ervis Martinaj shënime me shuma prej mijëra eurosh, nga biznesi i përbashkët i llotove dhe hoteleve, për të cilat duhet të ndanin pjesën që u takonin.

Ervis Martinaj i thotë se ai do marrë çdo gjë që i takon me djersë, por i vonon kthimin e përgjigjes, duke bërë që Leonard Duka të dyshojë se do i marrë paratë, shkruan newsbomb.al. Kreu i "Klanit Duka" porosit disa persona që të hapin fjalë sikur ofron 2 milionë euro për çdo informacion për lokalizimin e Ervis Martinaj dhe 10 milionë euro kush e ekzekuton.

Kjo bëhej për një arsye të thjeshtë, që personat që qëndronin afër Ervis Martinaj të trembeshin dhe të largoheshin, në mënyrë që ai të mbetej vetëm.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese