Hapësire reklamuese

Aktualitet

Metës i soset durimi gjatë leximit të akuzave, Cakrani e Kryemadhi gjobiten për ndërhyrje, ish-presidenti shpërthen ndaj gjykatësit: Po mbani anë, jeni shumë të mirë... (DEBATI)

Shkruar nga Newsbomb
Metës i soset durimi gjatë leximit të akuzave, Cakrani e
Ilustrim: Ilir Meta ne sallen e gjyqit ne GJKKO

Është shoqëruar me tensione seanca e sotme gjyqësore në themel ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Burime për mediat bëjnë me dije se në debat është përfshirë Ilir Meta i cili akuzon trupin gjykues se nuk i ka dhënë të drejtën e fjalës, ndërkohë që prokurori i çështjes po lexonte kërkesën për gjykim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

"Kjo bëhet qëllimisht që të konfuzohet media që të mos kuptohet se po bëhet mashtrim. Mos më ndërprisni fare. Prokurori e nisi me seancën e kaluar. Rregullat i di mirë unë, gjykata duhet të jetë edhe e pavarur edhe e paanshme. Dua t'i jap një përgjigje për seancën e kaluar dhe pastaj vazhdojmë sipas asaj që ka. Jeni ekstremisht njëanshëm ta dëgjojë edhe media dhe unë jam këtu si terrorist ukrainas" tha Meta. 

Prokurori gjatë fjalës së tij bëri me dije se hetimet janë përqendruar edhe te shërbimet që kompania GSIS ka ofruar për LSI-në.

Sotir Kllapi u shpreh se kompania ka deklaruar se në periudha të ndryshme ka organizuar takime për Ilir Metën me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe institucioneve të tjera amerikane, përfshirë sektorin e bujqësisë. 

Më tej prokurori shtoi se janë konstatuar pagesa të kryera edhe përtej afatit tremujor të parashikuar në kontratë dhe se kompania kishte dërguar disa persona në Shqipëri në kuadër të angazhimeve të saj, për aktivitetin e të cilëve janë kryer verifikime nga organi i akuzës.

Teksa prokurori lexonte kërkesën për gjykim, Ilir Meta është parë i tensionuar ndërsa me tone të larta i është drejtuar gjykatësit Erion Banit se po mban anën e prokurorit.

Ndërkohë bëhet me dije se mbrojtja e Metës dhe ish-bashkëshortja e tij janë gjobitur me 10 mijë lekë për ndërhyrje gjatë seancës.

Pjesë nga debati gjatë seancës:

Meta: Kjo bëhet qëllimisht që të konfuzohet media që të mos kuptohet se po bëhet mashtrim. Mos më ndërprisni fare. Prokurori e nisi me seancën e kaluar. Rregullat i di mirë unë, gjykata duhet të jetë edhe e pavarur edhe e paanshme. Dua ti jap një përgjigje për seancën e kaluar dhe pastaj vazhdojmë sipas asaj që ka.

Ilir Meta: Jeni ekstremisht njëanshëm ta dëgjojë edhe media dhe unë jam këtu si terrorist ukrainas.

Erion Bani: Gjykata vendos kush flet e kush jo, duhet të mbarojë prokuroria pastaj ju, ka rregulla procesi.

Ilir Meta: Kanë tmerr nga e vërteta, kjo është paanësia e gjykatës. Jeni ekstremisht i njëanshëm.

Erion Bani: Bëj kërkesë për përjashtim trupe. 

Ilir Meta: S’kam asnjë kërkesë, sepse më e mira nga të gjithë ju është Irena Gjoka. Kam respekt për rregullat e ligjin, derisa zotëria e filloi me seancën e kaluar ishte e drejta ime të jepja sqarim për këtë gjë sepse gazetarët mund të ikin të lëvizin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese