Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mëngjes i freskët, pasdite me reshje shiu intensive, parashikimi i motit këtë të dielë

Shkruar nga Newsbomb
Mëngjes i freskët, pasdite me reshje shiu intensive, parashikimi i
Moti/ Foto ilustruese

Dita e sotme parashikohet me mot të freskët dhe të lagësht. Depërtimi i masave ajrore të freskëta me origjinë veriore do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë vranësira të dendura dhe shira me intensitet mestar dhe lokalisht intensivë gjatë gjithë paradites. Ndërsa orët e pasdites do të sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit.

Parashikohet që orët e vona të natës; të sjellin dobësim gradual të shirave në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlea minimale në zonat malore deri në 26°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 65 km/h nga drejtimi Verior; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 5-6 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese