I gjithë territori i Shqipërisë do të dominohet gjatë ditës së sotme nga një mot kryesisht i kthjellët dhe me temperatura më të larta.
Zonat brengdetare pritet të kenë kthjellime më të theksuara ku dhe do të gjenerohet temperatura më e lartë 16°C, ndërsa në zonat malore vranësirat do të jenë më të shpeshta por nuk do të shoqërohen me reshje shiu apo dëbore.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi përmanent veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
