Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ku një pallat përballë QSUT-së në zonën e “5 majit”, është përfshirë nga flakët.
Zjarrfikësit janë kthyer në heronj, pasi kanë shpëtuar një të moshuar, e cila kishte mbetur e bllokuar në apartamentin e saj.
Forcat zjarrfikëse me anë të shkallëve të tyre, kanë mundur të nxjerrin një grua prej godinës.
Mësohet se pasi mori ndihmën e parë, e moshuara është dërguar në spital për ndihmë të specializuar.
Po ashtu edhe një tjetër grua është shpëtuar nga ekipet e zjarrfikësve.
Në vendngjarje ka një numër të konsiderueshëm të forcave zjarrfikëse, efektivë të Policisë së SHtetit që po ndihmojnë dhe po menaxhojnë situatën, ekipe të urgjencës mjekësore dhe pak më parë kanë mbërritur dhe efektivë të Ushtrisë.
