Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fasada bie copa-copa te "5 Maji", dëshmitari rrëfen tmerrin për Newsbomb: Ka marrë flakë e gjithë kulla, ka 30 minuta, është plot me familjarë (PAMJE DRAMATIKE)

Shkruar nga Newsbomb
Fasada bie copa-copa te "5 Maji", dëshmitari rrëfen tmerrin
Fasada bie copa-copa te "5 Maji"

Pamje dramatike dhe momente vërtet të tmerrshme raportohen në këto çaste nga zona e njohur si "5 Maji" në Tiranë, ku një nga kullat e banimit në krah të tregur është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha që pothuajse e ka shkrumbuar të gjithin.

Newsbomb.al ka marrë dëshminë e një banori të zonës, i cili ka regjistruar këto pamje dhe është shprehur se dëmet materiale janë të pallogaritshme, ndërsa fatmirësisht të gjithë familjarët që banojnë në këtë kullë janë larguar në kohë.

Sipas tij, flakët e para janë konstatuar rreth orës 17:15 dhe brenda 30 minutash, jo vetëm fasada por e gjithë godina ka shpërthyer në zjarr.

Për shkak të materialeve plastike të fasadës, zjarri rindizet herë pas here, pavarësisht se zjarrfikësit mundohen të izolojnë vatrën. Rrezik ka dhe për kalimtarët dhe ekipet e emergjencave që janë në zonë, pasi materialet shkëputen nga katet e sipërme dhe bien në tokë.

Në vendngjarje ka një numër të konsiderueshëm të forcave zjarrfikëse, efektivë të Policisë së SHtetit që po ndihmojnë dhe po menaxhojnë situatën, ekipe të urgjencës mjekësore dhe pak më parë kanë mbërritur dhe efektivë të Ushtrisë.

Dëshmitari ka thënë për Newsbomb.al se pavarësisht evakuuimit, dyshohet se në kullat e banimit mund të ketë ende banorë të cilët nuk kanë mundur të dalin. Sipas tij, katet e para janë me biznese, me lokale, por nuk e dinë se ku ka qenë origjina e zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese