Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

EMRI - FOTO/ Vetëdorëzohet një nga autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Shkruar nga Newsbomb
EMRI - FOTO/ Vetëdorëzohet një nga autorët e sulmit ndaj
Fotomontazh: Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj dhe një nga autorët

Ndërsa drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj po mbante konferencën për shtyp mbi identifikimin e autorëve të dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, një nga autorët është vetëdorëzuar.

Dorian Alia, një nga autorët kryesorë të sulmit mëngjesin e sotëm ndaj avokatit është vetëdorëzuar pak minuta më parë në komisariatin e Tiranës.

EMRI - FOTO/ Vetëdorëzohet një nga autorët e sulmit ndaj
Një nga autorët

Tre autorët e tjerë janë identifikua si Romario Tabaku, Drivald Alia si dhe Elton Kasaj të cilët nuk janë paguar për të kryer sulmin, por kanë lidhje krushqie me njëri-tjerin. Ndërsa organizator i këtij sulmi dhe urdhërues sipas policisë është Dritan Jani Nano.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 08:50 minuta në rrugën “Pjetër Bogdani”, në ish-Bllok teksa avokati Mëngjesi sapo kishte lënë djalin e tij në kopësht.

Katër personat e sulmuan dhe dhunuar barbarisht duke e goditur me levë në kokë. Kanë qenë banorët në ish-bllok që kanë parë ngjarjen dhe kanë njoftuar policinë.

Ndërsa policia ka identifikuar autorët dhe organizatorin e sulmit, Dritan Jani Nano, gjendja e avokatit është e rëndë dhe prej meditës së kësaj të mërkure ndodhet në Intubim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese