Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Elvis Roshi del pas 4 orëve në SPAK dhe “kyç” gojën: Nuk mund të flas për hetimin

Shkruar nga Newsbomb
Elvis Roshi del pas 4 orëve në SPAK dhe “kyç”
Ish-krytari i Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi para SPAK

Ish- kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ishte thirrur ditën e sotme në SPAK për të dhënë dëshmi, mbi një hetim të nisur kundër tij.

SPAK nisi hetim për ish-kreun e Bashkisë Kavajë, Roshi pas një kallëzimi që Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë ndaj tij, për abuzim me tenderat gjatë kohës që ai ka qenë në detyrë. Ish-kryetari i Bashkisë, Elvis Roshi akuzohet nga KLSH se ka shkaktuar 33 milionë lekë dëme me tenderat.

Pas 4 orëve që ka dhënë dëshmi pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar, ish-kryebashkiaku nuk ka pranuar që të japë prononcim për mediat, pasi sipas tij nuk i lejohet që të flasë për hetimin.

“Nuk mund të flas për hetimin”,- tha Roshi.

Kujtojmë që Roshi prej disa vitesh është largua nga politika, pasi në 2018 u dënuar me 7 muaj e 15 ditë burg pasi pranoi se kishte plotësuar gabim formularin e dekriminalizimit.

Gjykata e konvertoi dënimin me 60 orë punë në komunitet. Roshi ishte i dëbuar nga tre vende europiane, Italia, Zvicra e Gjermania. Fakt të cilin e fshehu në formularin e dekriminalizimit.

Roshi atë kohë u akuzua për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese