Hapësire reklamuese

Aktualitet

Eldi Dizdari, burri “jomisterioz” i Miss Albania 2005 Suada Sherifit mbetet pa pasuri në Shqipëri, konfiskohen shtëpi, garazhe, troje e pasuri të tjera

Shkruar nga Newsbomb
Eldi Dizdari, burri “jomisterioz” i Miss Albania 2005 Suada Sherifit
Suada Sherifit dhe Eldi Dizdari

Eldi Dizdari, alias Denis Matoshi, një i afërm i Arbër Çekajt të bananeve të Arbi Garden, dhe akuzuar për trafik droge pasi në kontenierët me banane nga Kolumbia u sekuestruan 613 kg kokainë, nga dita e djeshme, me një vendim të gjykatës së shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar, nuk do të ketë më pasuri në Shqipëri, pasi, ato konfiskohen nga shteti.

Eldi Dizdari, që ndryshe për të gjithë njihet edhe për lidhjen dhe martesën e tij me ish missin Albania 2005 Suada Sherifi, që prej vitesh gjendet në Dubai, madje, këtë fakt në disa postime, e ka bërë të ditur edhe vetë bashkëshortja e tij, - por kjo e fundit prej më shumë se dy vitesh ka mbyllur të gjitha rrjetet sociale.

Dizdari alias Matoshi, sipas vendimit të gjykatës, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi gjykata e Firences ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në sasi të mëdha”.

Sipas të dhënave të dërguara nga letërporosia italiane rezulton se, organizata kriminale në të cilën bën pjesë shtetasi Denis Matoshi, nga viti 2015 e në vazhdim, ka trafikuar në disa raste kokainë. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me Vendimin nr.34, datë 22.12.2023, ka vendosur ndër të tjera, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit, të pasurive si më poshtë:

Pasuria e llojit “Njësi”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 198.1m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;

Pasuria e llojit “Garazh”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 14.3m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;

Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe 5269 m2, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, Tiranë, pjesa takuese 2163/30000, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi, pasuri që është në bashkëpronësi.

Të drejtën e shtetasit Denis Matoshi, për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim për shpronësimin në pasurinë me nr. 6/380, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, si bashkëpronar në këtë pasuri në pjesë takuese 120005/1680000, me vlerë paraprake të shpronësimit 8.180.125.82 lekë.

Shuma e parave prej 40 000 (dyzetë mijë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare të noterit; Pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8310, Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, e llojit “Apartament” me sip. totale 65.32m2, në pronësi të shtetasit B.Sh.;

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.100, datë 29.05.2024, ka vendosur: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 34, datë 22.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Eldi Dizdari nuk është një emër i panjohur edhe në ngjarjet në Shqipëri. Ai është drejtuesi i bandës shqiptare “Komapnia Bello” një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafikimin e drogës dhe operacionet e kontrabandës mes Amerikës së Jugut dhe Europës në vlerën 350 milionë euro, dyshojnë autoritetet e huaja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese