Edhe sot do të ketë një ulje të temperaturave, në krahasim me javët e kaluara është. Kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe pak më të freskëta.
Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët si dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites kryesisht në relievet kodrinore malore të vendit, por orët me diell nuk do të mungojnë.
Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër kryesisht në zonën juglindore.
Era me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era hera –herës fiton shpejtësi 10-14m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-3 ballë.
