
Ditën e sotme pritet përmirësimi i situatës meteorologjike për vendin tonë me kushte atmosferike të qëndrueshme si dhe intervalet e gjata diellore do të mbizotërojnë në të gjithë territorin.
Në pjesën e dytë të ditës do të ketë vranësira të lëhta, kryesisht më dominuese do të jenë në pjesën jugore dhe juglindore, ndërsa në zonat e thella malore do të ketë dhe reshje të izoluara dëbore.
Ndërsa, në pjesën më të madhe të territorit do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta, por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale deri në 13°C maksimalja.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.