
Mesditën e kësaj të enjte avioni i parë ka prekur “pistën e mëndafshtë”, ashtu sikurse dhe zv.kryeministrja Balluku e cilësoi, në Aeroportin e Vlorës.
Duke dalë komplet jashtë parashikimeve dhe duke “thyer” kështu dhe afatin i cili ishte viti 2026, këtë të enjte, 8 maj 2025, avioni i parë është ulur në Aeroportin e Vlorës i cili pritet të jetë dhe një pikë kyçe për aviacionin shqiptar.
Përpos zv.kryeministres dhe njëherësh dhe ministres së Energjisë, Belinda Ballukut, i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai nuk kurseu batutat, por dhe përgëzimet për të gjithë stafin të cilët arritën që të dorëzojnë një vepër të tillë para afatit të caktuar.

Ndërkohë, nga ana tjetër, zv.kryeministrja tha se ky është një premtim i dhënë dhe i mbajtur nga kreu i qeverisë, Edi Rama, duke theksuar më tej se ka përfunduar para afateve dhe se standartet janë të larta, i aprovuar ky fakt dhe nga vetë pilotët të cilët prekën këtë pistë ditën e sotme.
“Sot nuk ka të bëjë me infrastrukturën ka të bëjë me krenarinë kombëtare për një premtim të dhënë nga Edi Rama i cili jo thjesht është i mbajtur, por është mbajtur para afatit. Për ta ndarë me ju afati ka qenë pranvera e vitit 2026 meqënëse ne kemi bërë një premtim në nëntor të 2021 si për aeroportin dhe për tunelin e Llogarasë, kjo skuadër konsrsumi ka arritur të dorëzojë një pistë e cila siç e dëgjuar dhe nga pilotët flitet për një pistë të butë si mëndafshi që do të thotë që i plotëson të gjitha kushtet edhe inxhinieri i çertefikimit tha të njëjtën gjë”, tha Balluku, ndërkohë që më tej bëri me dije se në këtë Aeroport do të vihen në zbatim tre modele biznesi të cilat dhe i specifikoi.
“Unë besoj që për Vlorën është një moment historik dhe rastësia e solli të jetë dhe një moment historik edhe për Kosovën pasi kjo vepër drejtohet nga një konsorsum i drejtuar nga Behgjet Pacolli dhe na bën krenar si komb. Sot jemi në Vlorë për të dorëzuar një vepër e cila sot certefiuar pista dhe vazhdojmë me kompenentët e tjerë që të jetë operacionale për të gjitha fluturimet. Kur e nisëm këtë projekt, flitej për një investim 104 milionë euro dhe për një termilaj 5 miëj metra, bëhet për një investim 140 milionë euro dhe terminali është 17 mijë metra katrorë pra i trefishuar. E gjitha kjo ka ardhur si pasojë e numrave të rritur që kemi në aviacionin civil.
Tre modele biznesi që kanë të bëjnë me bërthamën, aviacioni civil, mirëmbajtja e avionëve një sektor totalisht i ri, që përveç faktit që do të sjellë të ardhura shtesë, krijon dhe një mundësi të re punësimi që nuk ka qenë deri sot në Shqipëri. Modeli i tretë është kargo e mirëfilltë. Aeroporti i Vlorës parashikon që të ketë edhe një nënsektor tjetër i cili është kargo, kargo e mirëfilltë për ngarkesa ndërkombëtare që do të jetë pjesa e tretë për përpunimet brenda këtij aeroporti”, shtoi ajo.
View this post on Instagram