Banorët e komplektit te “Farmacia10” që pasditen e sotme u përfshi nga flakët, të tensionuar kanë dalë jashtë ambienteve të pallatit ku banonin.
Situata në zonë paraqitet goxha e tensionuar pasi banorët të ndodhur në gjendje ankthi janë përplasur me zjarrfikësit të cilët tentojnë për t’i ndihmuar e t’i largojnë nga zona në përpjekje për të marrë nën kontroll situatën.
Në pamjet e siguruara nga burimet banorët duken para ambienteve të kompleksit duke u shtyrë fizikisht me zjarrfikësit.
Ndërsa mësohet se në vendngjarje ka mbërritur menjëhëerë dhe ministri i punëve të brendshme, Besfort Lamallari.
Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pritet që në vijm të dalin detaje të reja.
Burimet bëjnë me dije se flakët po përhapen në zonë duke rrezikuar dhe pallatin ngjitur e ndërtesën që u përfshi nga zjarri pasditen e sotme.

