E ndërsa numri i pasagjerëve që zgjedhin transportin ajror rritet dita-ditës, në Shqipëri burokracirat nuk kanë të sosur me kompanitë e fluturimit. “Wizz Air” është sërish në qendër të vëmendjes, jo për luksin dhe komoditetin që ofron, por për problemet e shumta me vonesat drejt destinacioneve përfundimtare.
Fluturimi nga Piza në Tiranë është shtyrë me udhëtarët që kanë qëndruar plot 40 minuta në avion. Siç raporton JOQ, më pas atyre u është komunikuar të zbresin deri në një lajmërim të dytë. Problemi qëndronte te goma e avionit që ishte e çarë dhe kësisoj, duhej të prisnin derisa ajo të mbërrinte nga Roma.
Një situatë e paprecedentë me pasagjerët që kanë mbetur në mëshirë të fatit duke pritur në aeroport. Shpesh herë kompania Low Cost, “Wizz Air” është përballur me Kritika të shumta për shkak të mungesës së korrektësisë me udhëtarët që e zgjedhin drejt destinacioneve të ndryshme europiane.
View this post on Instagram
