Hapësire reklamuese

Aktualitet

4 orë pas zjarrit që panikosi qytetarët e Tiranës, Shkëlqim Hajdari konfirmon shuarjen e flakëve pranë QSUT-së: U bë një punë heroike

Shkruar nga Newsbomb
4 orë pas zjarrit që panikosi qytetarët e Tiranës,
Digjet pallati në Tiranë

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, në një komunikim për mediat deklaroi se zjarri që përfshiu pallatin ditën e sotme në zonën pranë spitalit QSUT është vënë nën kontroll. Ai theksoi se një tjetër person i moshuar është evakuuar nga pallati pranë, pasi u prek nga tymi i dendur që mbuloi zonën.

Operacioni ka qenë shumë i vështirë. Nuk kemi viktima, por disa persona janë lënduar me djegie të lehta. Janë evakuuar disa banorë që kishin probleme shëndetësore. Para pak minutash u nxor edhe një i moshuar. Për të qetësuar opinionin publik, zjarri është vënë nën kontroll, por operacioni do të vazhdojë deri në neutralizimin e plotë të flakëve,” u shpreh Hajdari.

Ai shtoi se emergjencat civile kanë qenë në terren prej katër orësh duke ndihmuar banorët.

Unë jam prefekti i qarkut të Tiranës dhe dal përpara jush jo për të bërë politikë. Shteti është këtu,” vijoi ai.

Më herët, përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari e ka cilësuar heroike punën e zjarrfikësve, ushtrisë, policisë, bashkisë, forcave speciale RENEA, si dhe trupës së madhe të zjarrfikësve nga Tirana, Kamza, Vora, forcat e armatosura, ekipet e ndihmës së shpejtë të QSUT dhe vullnetarëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese