Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

29 vjeçari nga Maliqi ndalohet në Greqi, Policia "e bën për spital" dhe pasi zbulon se kishte ngatërruar "objektiv", e nis për në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

29 vjeçari nga Maliqi ndalohet në Greqi, Policia "e bën

Maldin Maxhari, një 29 vjeçar nga Maliqi, është dhunuar barbarisht nga Policia greke gjatë qëndrimit në vendin fqinj, pasi fillimisht është ndaluar si person i kërkuar për një vepër penale, por më vonë ka rezultuar se ai ishte i pafajshëm.

I riu është ndaluar nga policia greke në Kalkidhë rreth 13 ditë më parë, pasi është ngatërruar me një person tjetër. Maldin Maxhari pretendon se është rrahur dhe këtë e dëshmojnë shenjat në trup.

29 vjeçka bërë kallëzim në policinë greke, kur është zbuluar se ishte i pafajshëm dhe personi që kërkohej nuk ishte, por në vend që t'i ofrohej ndihmë dhe trajtim mjekësor, ai është dëbuar nga shteti fqinj dhe është kthyer në Maliq,

Për shkak të dëmtimeve, Maldin Maxhari ka shkuar në Spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore dhe dyshohet se ka dëmtime në brinjë dhe në shpretkë.

Ai u është drejtuar dhe shërbimeve të Policisë së Korçës, të cilat kanë marrë deklarimet e 29 vjeçarit dhe më tej pritet të vendoset se çfarë procedurash do të ndiqen për rastin, pasi ngjarja ka ndodhur në Greqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese