I ftuar në Euronews Albania Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi flo në lidhje me protestën dhe me arrestimet dhe sekuestrimet e kryera ditën e sotme duke shtuar se hetimi për këto çështje kishte nisur më herët, por protesta e ka përshpejtuar.
Ai tha se në Zvërnec janë zbuluar probleme të mëdha me pronat dhe dokumentet e tyre. Zyra noteriale ka vepruar me korrektësi, duke kërkuar rivlerësimin e pronave nga ASHK. Ky rivlerësim është bërë dy herë, nga dy qeveri të ndryshme, dhe taksat janë paguar sipas ligjit.
“Ndërkohë që për Zvërnecin kanë dalë probleme dhe prova shumë të rëndësishme. Ajo që ishte për t’u përgëzuar lidhej me faktin se zyra noteriale ku kishin kryer veprimet poseduesit e pronës, me korrektësi të madhe, u kishte kërkuar ASHK-së rivlerësimin e pronave. Ky rivlerësim ishte bërë dy herë, me vendime të dy qeverive të ndryshme, dhe shteti kishte marrë taksën që i takonte sipas ligjit. Por më kryesorja ishte se institucionet në varësi të Ministrisë së Drejtësisë kishin pajisur me dëshmi penaliteti të gjithë poseduesit e pronës ose pronarët, duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe gjyqe të turpshme.”, tha Prençi.
Problemi më i madh është se disa institucione nën Ministrinë e Drejtësisë kanë pajisur pronarët me dokumente false dhe kanë përdorur gjyqe të padrejta. Dy ish-drejtues të Kadastrës janë përfshirë në rregullime të paligjshme të pronave, të cilat më pas janë vënë në dispozicion të investitorëve strategjikë, sipas interesave të kryeministrit dhe oligarkëve.
“Vlen të përmendet se Edi Ramës i kanë humbur dy ish-drejtues të Autoritetit Qendror të Kadastrës, të cilët kishin rregulluar në mënyrë të paligjshme këto prona dhe i kishin vënë në dispozicion të investitorëve strategjikë, sipas interesave të kryeministrit dhe oligarkëve në Shqipëri. Kjo revoltë nuk është thjesht një lëvizje qytetare apo studentore, por një reagim ndaj arrogancës, mashtrimeve dhe vjedhjes së pronave. Hetimi kishte nisur më herët, por protesta e ka përshpejtuar. Për herë të parë kemi disa biznesmenë të fuqishëm të përfshirë, ku janë vendosur në sekuestro preventive 138 milionë euro, ndërsa mbi 2 miliardë euro prona janë bllokuar.”, vijoi ai.
