Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

13 protesta kombëtare, politologu Afrim Krasniqi: Shoqëria shqiptare duhet të jetë krenare, solidare dhe me fat për brezin që po flet me zë të lartë

Shkruar nga Newsbomb

 

13 protesta kombëtare, politologu Afrim Krasniqi: Shoqëria shqiptare
Politologu Afrim Krasniqi

Politologu dhe analisti i njohur shqiptar, Afrim Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar protestën që po mbahet prej 13 ditësh në vendin tonë.

Sipas tij, një shoqëri serioze, e kulturuar dhe e përgjegjshme është ajo që është e aftë të reflektojë mbi kohën e humbur, si edhe të kuptojë më mirë nevojat, prioritetet dhe sfidat e saj drejt një të ardhmeje më të mirë.

Po ashtu, Krasniqi thekson se shoqëria shqiptare duhet të jetë krenare, solidare dhe me fat për brezin që po flet me zë të lartë.

Postimi i plotë:

Një shoqëri serioze, e kulturuar, e përgjegjshme, e aftë sa të reflektojë mbi kohën e humbur, aq edhe për të kuptuar më mirë nevojat, prioritetet dhe sfidat e saj drejt një të ardhshme më të mirë, duhet të jetë krenare, solidare dhe me fat për brezin që po flet me zë të lartë! Duhet dëgjuar, duhet kuptuar, duhet respektuar, duhen mbështetur.

P.S. Ky shenim vlen edhe per te gjithe ato mesazhe qe kam marre per te pyetur mbi protesten

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese