Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Nëna po qante mbi fëmijën e mbuluar me baltë”, banorët flasin për aksidentin në Kamenicë ku humbi jetën 3-vjeçari: Kjo rrugë është burim aksidentesh

Shkruar nga Newsbomb
“Nëna po qante mbi fëmijën e mbuluar me baltë”,
Foto nga vendngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik që ndodhi ditën e sotme pranë fshatit Kamenicë, ku humbi jetën një fëmijë 3-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 ku një automjet tip “Nissan”, i cili drejtohej nga 76-vjeçari Sh.V. përplasi dy këmbësorë, nënë e bir, shtetasen Sh. M., rreth 44-vjeçe, dhe djalin e saj të mitur, rreth 3-vjeç.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në lidhje me ngjarjen kanë folur banorët e zonës të cilët kanë treguar për momentet para aksidentit duke u shprehur se nëna po qante mbi fëmijën e mbuluar më baltë.

"Dëgjova zhurmën. Sapo ikën nga shtëpia ime dhe dëgjova zhurmën që krisi, dy zhurma të mëdha krisën. E dëgjova, erdha në moment këtu, kur pashë fëmija ishte shtrirë në xhade. E ëma po qante mbi fëmijën, e mbuluar komplet me baltë. Edhe e ndihmuam. I hodhëm ujë fëmijës, por ai nuk reagonte. Atje ishte edhe drejtuesi i mjetit. Po rrinte me ne, çfarë të bënte? Të tërë aty në kokë ishim", u shpreh një banore e zonës.

Banorët gjithashtu janë shprehur se kjo nuk është hera e parë që në këtë aksi rrugor ndodhin aksidente duke apeluar që të ndërmerren masa me qëllim që ngjarje të tilla të  mos përsëriten më.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese