Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“A u bë xheloze e dashura për Eleni Foureiran?”, përgjigja e Eugent Bushpepës është ëndrra e çdo femre

Shkruar nga Newsbomb

Eugent Bushpepa padyshim që na bëri të gjithëve krenarë me përfaqësimin e tij dinjitoz në Eurovision dhe tashmë intervistat për të do të jenë të shumta.

Kësaj here ai ishte i ftuar në “Top Show” ku foli mbi eksperiencën në festivalin e këngës.

Ndër të tjera Eugenti foli edhe për momentin kur u takua me Eleni Foureiran këngëtaren shqiptare që konkurroi për Qipron.

I pyetur nëse e dashura u bë xheloze për Eleni Foureira-n, ai u shpreh se përkundrazi ato u bënë shoqe.

S’kishte pse të bëhej. Eleni ishte një vajzë e bukur, me fizik shumë të mirë, por jo për shijet e mia. Shijet e mia i kam në krahë. Tek e dashura ime më ka pëlqyer thjeshtësia, shpirti dhe aparenca e saj”, u shpreh ai për vajzën me të cilën bashkëjeton prej disa vitesh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese