Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

A ka pasur një lidhje mes Lorencit dhe Keisit? Flet shoqja e modeles dhe vendos pikat mbi “i”

Shkruar nga Newsbomb
A ka pasur një lidhje mes Lorencit dhe Keisit? Flet shoqja e modeles dhe

Kryefjala në media gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e Keisit nga Kristi dhe hyrja E Lorencit në shtëpi, i cili thuhet se është shkaktari i kësaj ndarje.

Pak ditë pas hyrjes së tij, ata të dy janë parë në shumë momente duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, madje Keisi i tha Lorencit se iu bë shumë qejfi që ai hyri në shtëpi, duke treguar se ata dy njiheshin edhe jashtë madje jashtë shtëpisë po thuhet se Keisi dhe Lorenci kanë qenë në një lidhje dashurie më herët.

Por, për të gjitha këto ka qenë shoqja e Keisit, Frensi Danga, e cila i ka vendosur vulën njëherë e mirë.

Ajo u shpreh se ndarja e Keisit nga Kristi ka ardhur si efekt i një reflektimi që ka pasur shoqja e saj, teksa ka hedhur poshtë dhe teoritë se shkak mund të ketë qenë Lorenci, hyrja e re që u supozua dhe si ish-i dashuri i saj.

“Mendoj se ishte diçka e momentit, ajo është përfshirë nga situatat e aty. Ajo është ndikuar dhe nga hyrja e Sabianit. Keisi nuk ishte vetvetja kur ishte me Kristin.

Humbi veten. Ajo nuk fliste fare. U hutua pas Kristit. Nuk bënte asgjë tjetër vetëm rrinte me Kristin. Prisja që të ndaheshin kur të dilnin. Ata nuk janë aspak tipa të përbashkët. Nuk është Kristi tipi i saj.

Lorenci nuk ka të bëjë fare. Hyrja e tij nuk ka ndikuar. Më Osum ka ndikuar imitimi, ku ajo kuptoi se si sillej dhe deshi të ndryshonte. Lorenci nuk besoj se ka lidhje fare.

Lorenci është thjesht miku i saj. Ata kanë pasur shoqëri të përbashkët dhe kështu janë njohur por janë vetëm miq”, tha ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese