Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

1 miliard euro koncesione për 4 vite, cilat janë PROJEKTET dhe KOMPANITË që janë dyndur në para: Nga Gjoka te Bardhi Konstruksion dhe Bushtrica Hydropower (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

24 kontrata koncesionare me vlerë mbi 1 miliardë euro ka dhënë Qeveria shqiptare për 4 vite, shkruan newsbomb.al. Konkretisht, për periudhën Janar 2017 – Dhjetor 2020, janë dhënë 125.19 Miliard Lekë kontrata PPP, ose konvertuar në Euro 1 miliard Euro.

Sektorët Institucional që kanë marrë më shumë tendera gjatë kësaj periudhe janë Energjetika, Transporti, Mjedisi, Zhvillimi Urban, Shëndetësi dhe Kontroll Fiskal. Numrin më të madh të kontratave e ka sektori i Energjitikës, kurse Transportet kanë vlerën më të lartë të Investimeve në PPP dhe Koncesione.

Kategoritë Sektoriale (te ndryshme nga Institucionale) që janë aplikuar gjatë katër vjecarit janë Menaxhim Mbetje; Infrastrukturë Rrugore; Infrastrukturë Detare Porte; Infrastrukturë Aeroporte; Hidro Energjetikë; Arsim; Shëndetësi; Kontroll Fiskal dhe Shërbime.

Nga hulumtimi që ka bërë Open Data Albania, del se pjesën më të madhe të parave e ka marrë Infrastruktura Rrugore, më pas Hidro-Energjitika dhe Menaxhimi i Mbetjeve. Sektorët e tjerë si Arsimi dhe Shëndetësia kanë “thithur” më pak nga buxheti i shtetit për kontrata koncesionare.

Projektet dhe kompanitë që kanë marrë më shumë para dhe kontrata koncesionare në 4 vite

  • Gjatë periudhës Janar 2017 deri në Dhjetor 2020, në Shqipëri janë miratuar 24 kontrata koncesioni apo PPP me vlerë totale Investimi prej 125 199 058 469 Lekë (125.19 Miliard Lekë), ose konvertuar në Euro 1 009 669 826 Euro (1 miliard Euro). 
    http://ndiqparate.al/2021/06/10/ndarja-sektoriale-koncesione-dhe-ppp-te-miratuara-2017-2020/ 
  • Si Sektor Institucional ku janë aplikuar Koncesione PPP gjatë kësaj periudhe listohet Energjetika, Transporti, Mjedisi, Zhvillimi Urban, Shëndetësi dhe Kontroll Fiskal.
  • Sektori Institucional Energjetike shënon numrin më të madh të kontratave. Sektori Institucional Transport ka vlerën më të lartë të Investimeve në PPP dhe Koncesione.

Kategoritë Sektoriale (te ndryshme nga Institucionale) që janë aplikuar gjatë katër vjecarit janë Menaxhim Mbetje; Infrastrukturë Rrugore; Infrastrukturë Detare Porte; Infrastrukturë Aeroporte; Hidro Energjetikë; Arsim; Shëndetësi; Kontroll Fiskal dhe Shërbime.

  • Kategoria sektoriale Infrastrukturë Rrugore janë miratuar tre Koncesione PPP me vlerë Investimi 62 115 823 913 Lekë. Konkretisht me kompaninë koncesionare Gjoka 87 sh.p.k zbatuese e kontratës Koncesion PPP  për Përmirësimin Ndërtimin Operimin dhe Mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit; kompania Bardh Konstruksion për Projektimin, Ndërtimin dhe Mirëmbajtjen e segmentit rrugës Milot Balldre si dhe kompania Rruga Orikum Llogara sh.p.k zbatuese e kontratës për Projektimin, Ndërtimin dhe Mirëmbajtjen e segmentit e rrugës Porti i Jahteve-Bypass Orikum Dukat, Ura e Shën Elizës.
  • Kategorinë Infrastrukturë Porte Detare është miratuar një Kontratë Koncesioni me vlerë Investimi 1 374 984 000  Lekë, konkretisht Kontrata Koncesion PPP të Portit turistik dhe shërbimeve Marina Limion me kompaninë Marina Limion sh.a.
  • Kategoria sektoriale Infrastrukturë Aeroporte është miratuar Kontrata e Koncesionit PPP për Rehabilitimin Operimin Transferimin e Aeroportit të Kukësit nga shoqëria koncesionare Kukës International Airport sh.p.k.
  • Për Shërbime është miratuar kontrata Për dhënien me koncesion të disa shërbimeve Detare me kompaninë Anijet e Shërbimit Detar sh.a
  • Menaxhimit të Mbetjeve (Waste Management), që përfshin grumbullimin, transportin, rikuperimin, asgjësimin e mbetjeve dhe prodhimin e energjisë janë miratuar dy kontrata koncesioni PPP me vlerë 18 471 152 055  Lekë, e konvertuar rreth 148 960 904 Euro që përbën rreth 14.8% e vlerës totale të investimit për gjithë Koncesione PPP  të miratuara në këtë periudhë. Në këtë sektor përfshihet kontrata Për Ndërtimin e Landfillit, Inceneratorit dhe rehabilitimin e Venddepozitimeve ekzistuese,Tiranëme shoqëri koncesionare Integrated Energy BV SPV  dhe kontrata Për dhënien me koncesion të shërbimit të pastrimit, grumbullimit, transportimit dhe seleksionimit të mbetjeve urbane për Qytetin Kamzë me shoqëri zbatuese Eco Cleaning sh.p.k
  • Sektorit të Zhvillimit Urban shënon dy koncesione me vlerë totale të investimit 4 102 552 269 Lekë rreth 33 085 099  Euro. Zhvillimet janë në kategorinë sektoriale Arsim dhe bëhet fjalë Për përmirësimin e infrastrukturës Arsimore në Bashkinë Tiranë, zona Tirana 1 me shoqëri koncesionare Z.M.A sh.p.k  dhe Për përmirësimin e infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës për katër objektet arsimore në zonën Tirana 4 sh.p.k.
  • Gjatë periudhës të marrë në shqyrtim Në sektorin e Shëndetësisë është lidhur një Partneritet Publik Privat Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake, me kompani koncesionare zbatuese Laboratory Networks sh.p.k.
  • Gjithashtu gjatë kësaj periudhe është miratuar një kontratë në sektorin e Kontrollit Fiskal, konkretisht Partneriteti Publik Privat Shërbimi i kontrollit ligjor të instrumenteve matës, nëpërmjet instrumenteve shpërndarës të karburantit dhe gazit të lëngshëm, shoqëri koncesionare Noa Inspect sh.p.k
  • Energjetika liston disa kontrata koncesioni PPP si kontrata Për ndërtimin e Hidrocentralit Kalivaç e cila zbatohet nga kompaninë Ayen Alb sh.p.k; koncesioni për Ndërtimin Operimin dhe Transferimin e Hidrocentralit KUKUR nga shoqëria Kukur Hidro Energy sh.p.k; Koncesioni Ndërtim Operim dhe Transferim i hidrocentralit Bushtrica 3 nga shoqëria Bushtrica Hydropower sh.p.k;

    -Koncesioni Ndërtim Operim Transferim i hidrocentralit Guri i Bardhë me shoqëri koncesionare zbatuese GealbEnergy sh.p.k;  Koncesioni Ndërtim Operim Transferim i hidrocentralit Lunik nga shoqëria koncesionare Victoria Hydroenergy sh.p.k; koncesioni Ndërtim Operim Transferim i hidrocentralit Bushtrica  me shoqëri zbatuese Elenergji sh.p.k; kontrata Ndërtim Operim Transferim e hidrocentraleve mbi lumin Shushicë me shoqëri koncesionare zbatuese Shushica Hydropower sh.p.k;

    – Koncesioni Ndërtim Operim Transferim i hidrocentralit Grabovë 2 me shoqëri koncesionare H.K HEC Grabova 2 sh.p.k; Koncesioni Ndërtim Operim Transferim i hidrocentraleve Shutri 1, Shutri 2 me shoqëri koncesionare zbatuese ATEANI Energy sh.p.k; Kontrata Ndërtim Operim Transferim i hidrocentraleve të Lusës nga shoqëria Idrolusa sh.p.k; Kontrata Koncesioni Ndërtim Operim Transferim i hidrocentraleve mbi lumin e Shalës  me shoqëri zbatuese 3 Power Shala sh.p.k; Koncesioni Ndërtim Operim Transferim i hidrocentralit Veleshicë me shoqëri Kalisi Hydropower sh.p.k.

Kontrata Koncesionare dhe PPP, në fuqi, të dhëna dhe Dokumente mbi Kompanitë e Regjistruara për Zbatimin e Tyre, janë të publikuara në një format lehtësisht të aksesueshëm dhe të mirë strukturuar në DataBazën Regjistri Koncesionar portali OpenCorporates.al.

Dokumenti në Excel i këtij artikulli ka të dhëna dhe informacion mbi bazën e të cilit është bërë vizualizimi. Ky dokument është lehtësisht i shkarkueshëm dhe i lirë për përdorim. Të tjera databaza të Organizatës AIS, janë spending.data.al ; OpenPocurement.al dhe OpenCorporates.al

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img