Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau 29 vjeçarin te marketi në “Vasil Shanto”, Gjykata e Tiranës i kthen prokurorisë dosjen e ish-policit Arbër Sula

Shkruar nga Newsbomb
Vrau 29 vjeçarin te marketi në “Vasil Shanto”, Gjykata e

Gjykata Penale e Tiranës i kthen Prokurorisë dosjen e ish-policit Arbër Sula, i cili vrau Jurgen Dukën, për të ndryshuar kualifikimin e veprës penale.

Prokurori Petri Hysi erdhi në gjykatë me akuzën e “vrasjes në kushtet e tronditjes së rëndë psikike. Në vlersim të gjykatës akuza duhet të jetë “vrasje në cilësitë e veçantë”.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të 14 Dhjetorit të vitit të kaluar në një market në “Vasil Shanto” në Tiranë, ku viktima dhe autori debatuan për radhën në një market.

Pas fjalëve, sherri degjeneroi në grushta, ndërkohë që më pas ish-efektivi i Policisë, atë natë jashtë shërbimit, nxori armën dhe e goditi 29 vjeçarin me një plumb në zemër, duke i shkaktuar vdekjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese