Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vendimi i SPAK: Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, me drejtoreshën Edlira Naqellari favorizuan kompaninë e biznesmenit Ismail Kadiu për uniformat e Policisë

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria Speciale SPAK, zbardh vendimin për operacionin e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, ku u arrestuan 9 zyrtarë pasi akuzohet se kanë ndikuar në mënyrë të paligjshme në tenderin për uniformat e Policisë, dhe kanë favorizuar kompaninë fituese.

Gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarët e Njësisë së Prorkurimit shtetasi Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Klevis Hasani dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullaren e organit qendror Blerës, Edlira Naqellari - Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, ku si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në  kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Të gjithë të arrestuarit akuzohen për veprën penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim. Procedimi penal për këtë vepër penale është regjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 03.09.2020.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe krimin e organizuar ka vendosur:

1- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest në burg" ndaj personin nën hetim Edlira Naqellari, e dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim;

2- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest në burg" ndaj personin nën hetim Flutura Çekrezi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim;

3- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest në shtëpi" ndaj personin nën hetim Anisa Bogdani, e dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim;

4- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest në burg" ndaj personin nën hetim Ani Omuri, e dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim;

5- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest në burg" ndaj personin nën hetim Klevis Hasani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim;

6- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest në burg" ndaj personin nën hetim Kreshnik Bejkaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim;

7- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest në burg" ndaj personin nën hetim Fatmir Demneri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim;

 8- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest në burg" ndaj personin nën hetim Mariglen Buzali, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim;

9- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest në burg" ndaj personin nën hetim Gëzim Mingaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" në bashkëpunim.

1- Lexo edhe: SPAK zbarkon te Ministria e Brendshme
2- Lexo edhe: Këta janë 9 zyrtarët që u arrestuan nga SPAK (EMRAT)
3- Lexo edhe: Tenderi me uniformat e Policisë u DENONCUA nga Murrizi e Valteri

4- Lexo edhe: Ky është TENDERI 2.8 miliardë lekë për uniformat e Policisë
5- Lexo edhe: Drejtoresha e arrestuar sot nga SPAK, para 8 ditësh u shkarkua nga Bledi Çuçi!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese