Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Drejtoresha e arrestuar sot nga SPAK, para 8 ditësh u shkarkua nga Bledi Çuçi! A kishte informacion Ministri i Brendshëm për operacionin e tenderave???

Shkruar nga Newsbomb
Drejtoresha e arrestuar sot nga SPAK, para 8 ditësh u shkarkua nga Bledi

Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar sot nga Policia me urdhër të SPAK dhe me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit.

Në mes të arrestuarve është edhe Edlira Naqellari, ish drejtoreshë e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme. Kjo Drejtori është pikërisht ajo që organizon tendera për të gjitha institucionet qeveritare.

Në vend të saj është komanduar njëra prej drejtuesve të Njësive të Agjencisë, Nertila Mihali.

Arsye publike për shkarkimin e Naqellarit nga detyra nuk pati. E mesa duket këtë arsye e ka pasur vetëm shefi i saj, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Dyshimet se ministri ka pasur dijeni për operacionin e tenderave që do të zhvillonte SPAK janë të forta, dhe një ndër faktet është shkarkimi i Edlira Naqellarit 8 ditë para arrestimit, pa arsye publike.

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, organizohet dhe funksionon si institucion qendror, person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit të Brendshëm, me seli në Tiranë. Ajo, si organ qendror blerës, i autorizuar me vendim të Këshillit të Ministrave, ka si mision kryerjen e procedurave të prokurimit të fondeve buxhetore me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrave të linjës, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve të përcaktuara.

Mësohet se të arrestuarit, janë:

1 – Edlira Naqellari – Arrest në burg

2- Kreshnik Bejkaj – Arrest në burg

3- Ani Omuri – Arrest në burg

4- Klevis Hasani – Arrest në burg

5- Anisa Bogdani – Arrest në shtëpi

6- Flutura Çekrezi – Arrest në burg

7- Fatmir Demneri – Arrest në burg

8- Gëzim Mingaj – Arrest në burg

9- Mariglen Buzali – Arrest në burg

Për 8 nga të arrestuarit e mësipërm Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për një prej tyre është dhënë masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi”. Këta zyrtarë dhe disa prej tyre ish-zyrtarë akuzohet se kanë ndikuar dhe kanë skualifikuar nga gara disa kompani të interesuara për tenderin e uniformave të Policisë.

Aktualisht, të arrestuarit po merren në pyetje nga hetuesit dhe prokurorët e Prokurorisë Speciale SPAK.

LEXO EDHE: SPAK zbarkon te Ministria e Brendshme, priten 9 urdhër-arreste për TENDERIN e uniformave të Policisë

LEXO EDHE: EMRAT: Këta janë 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme që u arrestuan nga SPAK, drejtoresha Edlira Naqellari u shkarkua 8 ditë më parë nga Çuçi

LEXO EDHE: 9 zyrtarë të ARRESTUAR në Ministrinë e Brendshme nga SPAK, tenderi me uniformat e Policisë u DENONCUA nga Murrizi e Valteri, THIRRJA e deputetit 3 ditë më parë në Kuvend për Arben Krajën

LEXO EDHE: Ky është TENDERI 2.8 miliardë lekë për uniformat e Policisë, u shty disa herë që të fitonte kompania “D&E” e biznesmenit Ismail Kadiu

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed