Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar sot nga Policia me urdhër të SPAK dhe me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit.
Operacioni është zhvilluar në ambientet e kësaj Ministrie dhe lidhet me tenderin 25 milion euro të uniformave të Policisë.
Deputeti Myslim Murrizi ka qenë ai që e ka denocuar pothuajse në cdo senacë në Kuvend abuzimin me tenderat e uniformës së Policisë. Ai tre ditë më parë në seancën e fundit të Kuvendit për këtë legjislaturë i bëri edhe një thirrje SPAK dhe drejtuesit të saj, Arben Krajës që të shikonin tenderin për uniformat e policisë, ku sipas tij kishte 11 milion euro abuzime.
“Meqënëse e nisni nga Lushnja e ftoj SPAK, shife sa ka kushtuar shkolla “Eqerem Shkumbini” zoti Kraja, dy shkolla në Divjakë. Shifi, sfifi, shif tenderin e uniformave të policisë. Janë 11 milion euro abuzime, shifi mirë 580 milion euro të rilindjes urbane se ka bashki që kanë filluar punimin e shesheve që kur keni ardhur në pushtet dhe akoma shkulin shelge dhe mbjellin kumbulla e si kanë mbaruar”, tha Murrizi në Kuvend 3 ditë më parë.
Kujtojmë që deputetët e opozitës parlamentare Myslim Murrizi dhe Halit Valteri e kanë kallzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) tenderin e Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë më 3 gusht të 2020.
LEXO EDHE: SPAK zbarkon te Ministria e Brendshme, priten 9 urdhër-arreste për TENDERIN e uniformave të Policisë
Video nga thirrja e Murrizit në Kuvend për SPAK