Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

U zhduk pa lënë gjurmë, aktivisti gjendet i varur në parkun afër shtëpisë së tij

Shkruar nga Newsbomb
U zhduk pa lënë gjurmë, aktivisti gjendet i varur në parkun

Kreu i një grupi të cilët ndihmojnë njerëzit të largohen nga Bjellorusia është gjetur i vdekur pranë shtëpisë së tij.

Sipas policisë, trupi i Vitaly Shishov u gjet i varur pranë një parku në kryqytetin ukrainas, Kiev.

“Qytetari bjellorus Vitaly Shishov, i cili ishte zhdukur dje në Kiev, u gjet sot i varur në një nga parqet e Kievit, jo shumë larg vendit ku ai jetonte”, tha policia në një deklaratë.

Gjithashtu, policia bëri me dije se kanë filluar hetimet për vrasje dhe kjo çështje do të ndiqet nga të gjitha drejtimet, duke përfshirë një “vrasje të maskuar si një vetëvrasje”.

Aktivisti Shishov, u zhduk ditën e hënë teksa doli për vrapin e tij të mëngjesit, por nuk u kthye më në shtëpi dhe asnjë prej miqve të tij nuk mundën të lidhen me të.

Miqtë e Shishov thanë se ai prej kohësh ishte ndjekur nga disa persona “të huaj”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll