Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

“U prehsh në paqe mjeshtër”, Teatri Kombëtar: Ndarja nga jeta e Pirro Manit, fatkeqësi për të gjithë komunitetin artistik

Shkruar nga Newsbomb

Teatri Kombëtar reagon për ndarjen nga jeta të regjisorit të madh shqiptar, Pirro Mani duke shprehur ngushëllimet për këtë humbje të madhe për komunitetin artistik.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të regjisorit të madh, ikonës së teatrit shqiptar, Pirro Mani!”, thuhet në reagimin e Teatrit Kombëtar.

“Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të afërmit e tij”.

“Qëndrojmë pranë tyre në këtë fatkeqësi të madhe, që i përket të gjithë komunitetit artistik”.

“U prehsh në paqe mjeshtër”, shkruhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar.

Pirro Mani lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Ai është një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë "Cuca e maleve", “Fytyra e dytë”, "Arturo Ui", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", “Epoka para gjyqit”, "Nata e 12 -të", “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”. Prej disa vjetësh jetonte në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese